fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Mbi 360 gjoba për shpejtësi tej normave të lejuara në Gostivar nga fillimi i vitit e deri më sot

Botuar

  • македонски јазик

Muajin e kaluar dhe këtë muaj, që nga sot (10 shkurt) në hapësirën e gjerë të Gostivarit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 367 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar, thonë nga SPB Tetovë. Kundërvajtjet më së shumti janë bërë në pjesën e Gostivarit të autostradës Gostivar-Tetovë-Shkup dhe magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Numri me i madh i kundërvajtësve janë drejtues të mjeteve motorike të udhëtarëve, të cilët në këtë periudhë zakonisht kanë kaluar 30 deri në 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e përcaktuar, veçanërisht në autostradë ku shpejtësia maksimale është e kufizuar në 80 kilometra në orë.

“Për drejtuesit e kundërvajtjeve janë përgatitur parashtresa adekuate dhe do të përballen me sanksionet e parapara, konform neneve 34, 35 dhe 36 të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, gjegjësisht gjobat për këtë lloj kundërvajtjeje janë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht se sa kilometra në orë e kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale. Për vozitës jashtëzakonisht të shpejtë, përveç gjobës, ka edhe heqje të përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit”, tha zëdhënësi i SPB-së, Marjan Josifoski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена