Na ndiqni në:

Maqedoni

101 raste të reja të pacientëve me Kovid-19, 13 kanë vdekur dhe 393 pacientë u shëruan

Botuar

  • македонски јазик

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja me KOVID-19 nga 1299 testime të kryera. Njëkohësisht janë regjistruar 17 vdekje, 13 prej tyre një ditë më parë, si dhe 393 të shëruar.

Shumica e rasteve të reja me KOVID-19 janë nga Shkupi (59), ndërsa 10 janë zbuluar në Kavadar. Në qytetet e tjera ka një numër njëshifror të rasteve të reja të zbuluara. Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, tetë raste të reja janë regjistruar në Manastir, në Prilep 7, në Shtip 3, në Tetovë, Gostivar, Veles, Koçan dhe Negotinë  nga 2 secili dhe në Kërçovë, Resnjë, Valandovë dhe Makedonski Brod nga një rast të ri.

Nga 13 pacientët e vdekur, më i riu është 35 vjeç dhe është nga Makedonska Kamenica. Gjashtë nga të vdekurit janë nga Shkupi (39, 71, 74, 77, 80 dhe 81), dy nga Kumanova (75 dhe 80) dhe një i vdekur nga Berova (77), Manastiri (69), Velesi (71). Makedonska Kamenica (35) dhe Resnja (76). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, sipas Regjistrit të të Vdekjeve me diagnozë Kovid-19 nga “Moj termin”, janë raportuar katër persona të vdekur në periudhën 29.11.2021 deri më 04.12.2021. Të vdekurit janë nga Shkupi (2), Strumica (1) dhe Manastiri (1) dhe janë të moshës 58 deri në 78 vjeç. Tre persona vdiqën në shtëpi dhe një në spital.

Numri i rasteve aktive është 5775.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена