Na ndiqni në:

Maqedoni

I shpallur konkursi për regjistrues rajonal – Për Komunën e Gostivarit janë të nevojshëm 187 regjistrues dhe 19 instruktorë

Botuar

  • македонски јазик

Enti shtetëror për statistika e shpalli konkursin për paraqitje të kandidatëve për regjistrues rajonal dhe instruktorë të cilët do të marrin pjesë në zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, nga 5 deri më 30 Shtator të këtij viti, 2021.

Konkursi është i disponueshëm në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk ku është aktive edhe aplikacioni për paraqitje elektronike.

Konkursi do të zgjasë deri më 5 Gusht pas çka do të vijojë testim, zgjedhje dhe trajnim për kandidatët e zgjedhur.

Enti shtetëror për statistika, siç qëndron në ueb faqen e tyre, ju bën thirrje gjithë të interesuarve, si dhe gjithë atyre që janë paraqitur në thirrjen e parë në Mars të këtij viti, t’a plotësojnë aplikimin dhe të bëhen pjesë e ekipit të madh regjistrues i cili në Shtator do t’a zbatojë Regjistrimin e shumëpritur të popullatës, amvisërive dhe banesave në vendin tonë.

Për rajonin e Komunës së Gostivarit kërkohen gjithësej 187 regjistrues, në gjuhën maqedone 37, në gjuhën shqipe 127, turke 18, rome 5 regjistrues. Numri i përgjithshëm i instruktorëve rajonal është 19.

Detaje për konkursin mund të gjeni KËTU.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!