Maqedoni
Gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan nga vendi

Ambasadori rus në vend, Sergei Baznikin, sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku i është dorëzuar nota diplomatike, ku gjashtë diplomatë në Ambasadën ruse në Shkup janë të padëshiruar në vend ose persona non grata.
Sipas MPJ-së, në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët në vijim.
Më herët, më 28 mars, vendi shpalli persona non grata pesë diplomatë rusë të cilët po kryenin aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Megjithatë, vitin e kaluar, Ministria e Jashtme ruse shpalli persona non garta dy diplomatë rusë, njëri në maj dhe tjetri në gusht, dhe i dëboi nga vendi. Në këto dy raste vitin e kaluar Rusia ka reaguar me masa reciproke, përkatësisht me dëbimin e diplomatëve maqedonas nga Moska.
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi