Na ndiqni në:

Gostivari

Zona e Gostivarit javën e kaluar me vetëm 7 raste të reja të të infektuarve me koronë

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën nga 24 deri 30 Maj në shtetin tonë të testuar për kovid janë gjithsej 18.023 materiale, kurse janë regjistruar 220 rast të reja pozitive që është zvogëlim prej 40,4% në krahasim me javën e mëparshme. Përqindja e pozitivitetit është mesatarisht 1,1% thotë ISHP në raportin javor për gjendjen e kovidit. Numri më i madh i të infektuarve kanë qenë nga Shkupi, kurse në Gostivar janë të konfirmuara 7 raste.

Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat, por edhe më tej është më e përfaqësuar grupmosha e personave mbi 60 vjet(38,6%). Numri më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9(1\4%) dhe 10-19 vjet (1,8%).

Pas 2 testeve negative për prezencën e SARS- Cov-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri,me status “të shëruar” janë fituar 672 persona të cilat kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, me të zvogëlim prej 26,1% në krahasim me javën e kaluar.

Janë paraqitur 24 raste vdekjeje nga 9 qytete, 35,1% më pak në krahasim me javën e kaluar. Në lidhje me moshën, 22 persona kanë qenë mbi 60 vjet dhe 2 persona në moshë 50-59 vjet.

Sa u përket simptomeve të cilat janë paraqitur tek të sëmurët deri tash, më së shpeshti janë të regjistruara temperaturë (68,8%), kollë (40,7%), dobësi në trup (40,1%),  ndjenjë e zvogëluar e aromës dhe/ose shijes (27,0%), kokëdhimbje (21,9%), dhimbje e muskujve (18,1%), dhimbje e fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%). Tek 17.126 ose 23,7% nga personat e diagnostifikuar nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes.

 

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!