Na ndiqni në:

Gostivari

Policia shpëtoi 9 persona të cilët kishin humbur në Kodrën e Diellit

Botuar

  • македонски јазик

Sot (9 janar) në ora 10:30, dy qytetarë tetovarë të moshës 15 dhe 19 vjeç në SPB Tetovë kanë raportuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e Diellit, afër GE skiliftit të ri, ku janë ngjitur për të bërë skijim, janë humbur dhe më pas nuk kanë ditur se ku gjenden saktësisht.

“Zyrtarët policorë të Departamentit policor Kodra e Diellit dhe ekipet e “Elem Tours”, menjëherë kanë ndërmarrë masat përkatëse për gjetjen e tyre dhe kanë gjetur dy tetovarët, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova fqinje të cilët po ashtu kanë humbur në atë rajon. Nëntë personat e moshës 15 deri në 45 vjeç, rreth orës 12:30, janë kthyer shëndoshë e mirë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена