Na ndiqni në:

Gostivari

Ofertë për bashkëpunim me Operën dhe Baletin Kombëtar për Andi Ismailin nga Ministria e kulturës

Botuar

  • македонски јазик

Sot ministrja e kulturës Irena Stefoska i ndau ofertë për bashkëpunim në të ardhmen me departamentin e baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar, si dhe pajisje për balet Andi Ismailit, i cili në Kampionatin botëror në vallëzim modern bashkëkohor në Varshavë, Poloni, e fitoi titullin kampion botëror. Gostivarasi i ri dhe i talentuar Ismaili, i cili është anëtar i studios së vallëzimit “iDance” nga Gostivari, morri ftesë të marrë pjesë në ndonjë nga shfaqjet e baletit që do të vihen në skenë sezonin e ardhshëm në këtë institucion kombëtar.

Stefoska, duke i’a uruar mirënjohjen e lartë, e theksoi domethënien e edukimit dhe mbështetjes institucionale të artistëve të rinj dhe të talentuar dhe rëndësinë të jenë të kyçur në programet e institucioneve kombëtare. I dëshiron shumë sukses në karrierën si artist i baletit dhe edhe shumë çmime të tjera në garat nëpër botë.

Ministrja e kulturës, në emër të Ministrisë së kulturës, Ismailit i ndau edhe lëvdatë për kontributin në kulturën maqedonase dhe vallëzimit modern në korniza botërore. Ajo shtoi se Ministria e kulturës edhe në të ardhmen do të demonstrojë kujdes të lartë për edukimin dhe promovimin e artistëve të rinj.

Në garën në Poloni, që u mbajt në Dhjetor të vitit të kaluar, Ismaili u bë kampion botëror në konkurencë me mbi 2 000 pjesëmarrës nga 22 shtete në botë, në mes të cilëve: Gjermania, Turqia, Sërbia, Norvegjia, Rusia dhe të tjerët, dhe me këtë mirënjohje të lartë u kurorëzua edhe në vitin 2019.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена