Na ndiqni në:

Gostivari

“Më shumë vend parkime për rend në trafik” – iniciativa Gostivari që dua

Botuar

  • македонски јазик

Iniciativa qytetare “Gostivari që dua” sot i vazhdoi aktivitetet e saja me reagim për trafikun në qytet, duke potencuar se trafiku në qytet është i mbingarkuar, trotuaret janë të bllokuara, si rezultat që nuk ka mjaftueshëm vende parkimi. “Në 20 vitet e fundit komuna e Gostivarit ka pësuar shumë ndryshime hapsinore dhe demografike, ndryshime këta që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në shkallën e zhvillimit të trafikut urban.

Prandaj, nevoja për vendosje të rendit dhe krijimi i kushteve mbetet imperativ i kohës.  Jemi dëshmitarë të rrëmujës që krijohet në trafik sidomos gjatë verës ku qyteti mbingarkohet me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, prandaj ndërmarrja e masave konkrete në përmirësimin e situatës janë urgjente dhe të pashmangshme. Gjendja më alarmante paraqitet sidomos me parkingjet. Mungesa e tyre ndikon që automjetet të parkohen në hapësira jo të përshtatshme, madje edhe në trotuare ku pengohet lëvizja e qytetarëve”, theksoi Aziz Dauti, anëtar i iniciativës. Në Programin e iniciativës janë të parashikuara disa masa për zgjerimin e parking kapaciteteve: zmadhimi i vend parkimeve në rrugët që veçmë ekzistojnë, shtim të vend parkimeve për ndërtesat kolektive, si dhe ndërtimi i garazheve katër katëshe me kapacitet prej 350 vend parkimeve edhe atë mbas ndërtesës së ELEM, rreth sallës sportive dhe garazhe dy katëshe në tërësi të spitalit të qytetit.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!