Na ndiqni në:

Maqedoni

Pyetja për shumicën parlamentare mbetet e hapur, partitë me akuza në mes vete

Botuar

  • македонски јазик

Thirrje për zgjerim të shumicës parlamentare për ardhmëri europiane në vendin tonë, zbardhje e rastit për finansim jo legal të partisë politikr, por edhe thirrje deri te institucionet të kryejnë inspektim në finansimin gjoja se jolegal, e shënuan ditën e djeshme në nivel partiak.

Zëvendësministri i parë dhe ministri për sistem politil dhe marëdhënie mes komuniteteve Artan Grubi dje para hapjes së edicionit të tretë të manifestimit kulturoro-shkencor “Ditët e alfabetit” deklaroi se Qeveria është stabile dhe i thirri deputetët që duan ta shohin vendin tonë në EU të kyçen në shumicën parlamentare.

– Kjo shumicë paralamentare, kjo Qeveri mbijetou dhe shansi të fitohet datë për fillim të negocimeve më 14 Dhjetor është tashmë reale. Konsideroj se shumica parlamentare dhe deputetët që e mbështesin Maqedoninë e Veriut euroatlantimr do të rritet dhe jam i bindur se në ditët para nesh edhe deputetë të tjefë do të bashkangjiten në këtë shumicë parlamentare që do të rritet dhe do të mbijetojë për ta zbatuar programin që e mbështetën qytetarët në zgjedhjet parlamentare, theksoi Grubi.

Sipas Grubit “Levica” ka qenë ajo që ka kryer presion mbi deputetët të mos e shprehin vullnetin e tyre.

Nga VMRO-DPMNE opozitare kërkuan “Grubi të ndalojë të aktrojë Europian”, dhe, siç theksuan “rrejshëm të tregohet si ndonjë faktor”.

– Me Artan Grubu dhe BDI mundet vetëm të jeni deputet i kidnapuar, e jo edhe të integrohemi në EU, theksoi VMRO-DPMNE në reagimin e deklaratës së Grubit.

Edhe nga LSDM dje informuan se mbete të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, veçanërishr me ato që peshojnë kah vlerat e njejta.

– Si parti politike serioze dhe e përkushtuar në proceset demokratike në shtet mbetemi të hapur për komunikim të mëtejshëm me të gjitha partitë politike, veçanërisht me ato me të cilat ndajmë vlera të njëjta, deklaroi dje deputetja Sllavjanka Petrovska, sipas së cilës opozita nuk e ka shumicën e lajmëruar parlamentare.

Deputeti i lëvizjes “Besa”, Kastriot Rexhepi, nga ana tjetër, i cili nuk u shfaq në Kuvend të enjten kur duhej të votohet pas iniciativës së opozitës për besim të Qeverisë, njoftoi se sot në pres-konferencën do të tregojë pse nuk është shfaqur dhe e thirri partinë amë të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do tu bëjnë dëm strukturave partiake.

Akuzë për “para të zeza” tek opozita, VMRO-DPMNE thirri institucionet të investigojnë 

LSDM këtë vikend hyri me akuza për finansim jolegal të partisë. Deputetja Sllavjanka Petrovska në pres-konferencën pyeti a janë të involvhar në rastin e ri të afërm të liderit  VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski.

-Publiku është në dijeni se Drejtoria e Policisë Financiare ka hapur një hetim për financim të paligjshëm të një partie politike. Ky është një skandal i madh. Sipas informacioneve të publikuara publikisht, përmes rishitjes së arave me çmim dhjetëfish më të lartë, janë siguruar miliona fonde, në mënyrë të paligjshme, kriminale. Ekziston dyshimi i bazuar se këto para të zeza në fund kanë përfunduar në Pallatin e Bardhë, tha Petrovska, duke shtuar se pret përgjigje nga Mickoski, por edhe nga institucionet kompetente.

VMRO-DPMNE shprehimisht u përgjigj se nuk janë organ hetues dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë rastin për të cilin sipas tyre është bërë ndërhyrje në shtëpinë e një deputeti në ditën e votimit të mosbesimit. do të mbahej qeveria.

-Në të njëjtën ditë kur qeveria hyri në shtëpinë e një deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ai guxoi të rrëmbejë edhe një deputet. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin dhe partisë së kryeministrit në largim të kërkojë zbardhjen e një sërë çështjesh të tjera penale ku ka prova reale, siç është rasti i reketimit dhe pretendimi se paratë kanë përfunduar te zv. dhe Zoran Zaev, tha VMRO-DPMNE.

Të enjten, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, ka njoftuar se anëtarët e policisë financiare kanë hyrë herët në mëngjes në shtëpinë e prindërve të tij dhe kanë kontrolluar atë. Ai ka bërë të ditur për ngjarjen në profilin e tij në Facebook.

Pas deklaratës së Jauleskit, Drejtoria e Policisë Financiare njoftoi se bastisja nuk është bërë në shtëpinë e deputetit Jovan Jauleski, e as në ndonjë përfaqësues tjetër të partisë politike, por janë referuar punonjësve të EVN Elektrani Maqedoni SHA Shkup dhe EVN Maqedoni SHA Shkup.

– Në tërësi i mohojmë dhe i hedhim poshtë deklaratat e deputetit Jovan Jauleski se bastisja është bërë në shtëpinë e tij dhe as në ndonjë përfaqësues tjetër të partisë politike. Procedura para-hetimore ka të bëjë me punëtorët e EVN Elektrani Maqedoni SHA Shkup dhe EVN Maqedoni SHA Shkup, thuhet në njoftimin me shkrim të Zyrës për media.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!