Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Taravari: Mbështetje e veçantë dhe projekte për personat me nevoja të veçanta

Botuar

  • македонски јазик

Aleanca për Shqiptarët/Alternativa në Gostivar i vazhdoi aktivitetet parazgjedhore në kuadër të fushatës për Zgjedhjet lokale, me takime !e qytetarët. Sonte i vizituan lagjet Xhamixhid dhe Pazari i madh.

Në fjalimin e vet, mes tjerash kandidati për mandat të dytë për kryetar komune, Arben Taravari theksoi se si udhëheqësi komunale deri tash ju kanë dhënë mbështetje të madhe shoqatave të personave me nevoja të veçanta dhe organizatave joqeveritare, pasi që konsiderojmë se grupeve të prekshme ju nevojitet kujdes i veçantë dhe kushte më të mira.

“Me ne sot është një njeri që është në listen tonë me të cilin mburrem dhe shpesh e përmend se e kemi në listën tonë. Është kryetari i shoqatës së të verbërve në Gostivar Xhevat Fejzuli, i cili shpresoj dhe uroj, në Këshillin të jetë përfaqësues i njerëzve të cilët nuk mund të hynë nëpër institucione, nuk kanë akses aq sa duhet, së bashku t’i mbrojmë interesat e njerëzve me nevoja të veçanta. Mendoj çfar tjetër të përmend këtu para jush, ju më njihni, këtu jetoj, zakonet e mia janë të njëjta si para se të bëhem kryetar. E dini se në punë shkoj në këmbë. Telefonin celular prej kur jam be kryetar e përdor dhe e paguaj vet, e jo në llogari zyrtare. E dini se vazhdoj çdo të mërkur të shkoj në klinik dhe ti vizitoj pacientet.

Megjithatë do t’ju përmend disa të arritura, pasi e kërkoj besimin tuaj për mandtati të ri   4 vitet e ardhshme. Në jemi komuna e vetme që kaq shumë i financon shoqatat joqeveritare dhe shoqatat të cilat merren me njerëz me nevoja të veçanta. Në qoftë se bëhet krahasimi i buxhetit 2013-2017 gati se shtatëfish është rritur paga që ndahet për shoqatat joqeveritare dhe për shoqatat për persona me nevoja te veçanta. Ne jemi komuna e vetme në Maqedoni që krijon Qendër për fëmijë me autizëm. Ju do te thoni se kjo nuk është asgjë e veçantë, por është e veçantë, pasi në Gostivari ka 200 familje që kanë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë profesionale dhe këto nuk kanë para dhe mundësi për trajtim. Qendrën e përgatisim në ish kolegjin në të cilën fëmijët jo vetem që do të qëndrojnë nga ora 8 deri ne ora 5 mbasdite, por edhe do te trajtohen prej logopedit, psikologut, prej gjithë ekipit për trajtim profesional. Këtyre 200 familjeve Komuna e Gostivarit ju mundëson kushte si askund tjeter ne Maqedoni.”, theksoi Taravari.

Bartësi i listës për këshilltarë, Valbon Limani tha se janë shumë të kënaqur nga pritja e deritanishme tek qytetarët dhe se janë të sigurt në fitore në rrethin e parë. “Në çdo lagje, në çdo vend ku shkojmë, me të gjithë qytetarët me të cilët bisedojmë vijmë në mikpritje që vetëm mund të dëshirohet. Në këto zgjedhje, Arben Taravari do të bëhet kryetar në rrethin e parë. Dua t’ju bëj thirrje masovikisht të votoni dhe t’a mbështetni listën e këshilltarëve që bashkë të vazhdojmë të punojmë edhe 4 vitet e ardhshme, që ekipi i Taravarit të vazhdojë me transformimin e Gostivarit”, tha Limani.

Në takimin në Pazarin e madh para të pranishmëve folën edhe kandidatët për këshilltarë Telat Fetai dhe Besa Muharemi, si dhe deputeti nga ASH, Halil Snopçe.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Gostivari2 javë më parë

Tre raste të reja të konfirmuara të korona virusit në Gostivar, në shtet 344

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20214 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20217 ditë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Gostivari1 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20214 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Çfarë, ku, si?2 javë më parë

Çmime fantastike vetëm për Ju! – Fletushkë e re Ultra në Marketet Ultra

Gostivari5 ditë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni1 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!