Na ndiqni në:

Gostivari

Taravari: Ëndrrat e BDI-së të realizojnë projekte në Gostivar nuk u realizuan, kurse kishin dy mandate

Botuar

  • македонски јазик

Ashtu siç veçmë shpallëm dega e BDI-së në Gostivar sot mbajti pres konferencë në të cilën theksuan se kryetari i komunës Arben Taravari promovon projekte të huaja si arritje të veta. Për thënien nga kundërshtarët politikë kryetari aktual komentoi se qytetarët e dijnë kush çka punon dhe mendimin e tyre do ta japin në zgjedhjet që pasojnë.

“BDI nuk është parti që asnjëherë nuk ka qenë në pushtet në Gostivar, e njëjta parti me të njëjtin kandidat me të cilin do të shfaqet edhe në këto zgjedhje, kanë pasur dy mandate, kanë mundur të realizojnë projekte. Ne nuk jemi fajtor që më 29 Tetor 2017 qytetarët vendosën Taravari me ekipin të udhëheqin me komunën. I kuptoj, ëndrrat e tyre të realizojnë më shumë projekte nuk u përmbushën, si kanalizimet, ujësjellësi, çerdhet, renovimet e shkollave, gjelbërim, qendrat rinore… Ne realizuam gati se gjithçka që thamë. Në fund qytetarët vendosin, ja ku janë zgjedhjet, qytetarët do t’a kenë fjalën e fundit dhe kjo do të jetë ajo që do të jap përgjigje të të gjitha pyetjeve të parashtruara.”, deklaroi Taravari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена