Na ndiqni në:

Maqedoni

Qeveria shpalli tre ditë zie në gjithë vendin

Botuar

  • македонски јазик

Me heshtje një minutëshe në shenjë respekti ndaj viktimave nga zjarri tragjik në kovid qendrën modulare në spitalin në Tetovë, edhe në shenjë ngushëllimi me familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme solli vendim të jenë të shpallur tre ditë zie në territorin e gjithë shtetit.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, për ditë zie janë të shpallura sot, nesër dhe pasnesër (e enjte, e premte dhe e shtunë), kurse gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë i vendosur në gjysmë shtizë.

Qeveria apelon deri te të gjithë faktorët shoqërorë t’i zhvendosin të gjitha festimet publike dhe private, parti, ngjarjet kulturore-artistike dhe sportive, partiake dhe lloje të tjera të promovimeve të parashikuara për këto tre ditë.

Në këtë seancë ministrat e punëve të brendshme dhe për shëndetësi informuan për situatën e përcaktuar të deritanishme prej zjarrit me pasoja tragjike dhe theksuan se hetimi dhe konfirmimi i shkaqeve vazhdon edhe sot.

Në këtë drejtim Qeveria solli përfundim me rekomandim ekipet profesionale të Ministrisë së punëve të brendshme dhe të Ministrisë së shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë dhe procedurave hetimore. Qeveria i detyroi institucionet kompetente të përcaktojnë çfarë lloji të ndihmës dhe mbështetjes plotësuese është e nevojshme për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve, me qëllim e njëjta të jetë e siguruar në afatin më të shkurtër kohor.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!