Na ndiqni në:

Gostivari

Në Gusht në Gostivar 2.360 raste të koronës, nga fillimi i pandemisë 7.848

Botuar

  • македонски јазик

Gostivari pas tij la muajin në të cilin situata me kovidin kulminoi. Sipas evidencës nga spitali i përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, në Gusht kanë qenë të regjistruar 2.360 të infektuar të rinj me korona virusin. Numër më të madh në bazë ditore ka pasur më 19 Gusht, 216 raste dhe më 21 Gusht kur janë konfirmuar 192 raste pozitive. Gjatë muajit të kaluar si të shëruar janë evidentuar 1.152 persona. Për fat të keq, në Gusht ka edhe vdekshmëri të lartë nga kovidi në Gostivar, me 69 të vdekur.

Situata në zonën e Gostivarit ngadalë fillon të qetësohet në lidhje të rasteve të reja, të cilën e konfirmoi edhe  drejtori i spitalit Jakup Jakupi, i cili deklaroi:  “Situata, dalë ngadalë është duke u stabilizuar. Shpresoj se deri në fund të muajit, do të qetësohet deri në shkallë që spitali të mundet ta normalizojë punën”.

Vdekshmëria sidoqoftë mbetet në nivel shqetësues me nga disa raste në ditë.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë të konfirmuara 7.848 të infektuar me korona virusin. Numri i të sëmurëve aktiv momentalisht është 726.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!