Gostivari
Kontejnerët e parë inteligjentë nëntokësorë të vendosur në Gostivar

Higjiena më e mirë dhe selektim i mbeturinave në një mënyrë moderne. Ky është qëllimi i pilot projektit për kontejnerët inteligjentë nëntokësorë që zbatohet në Gostivar. Dy kontejnerët e parë të këtij lloji janë vendosur në parkun e qytetit, pranë spitalit.
“Sot promovuam kontejnerët inteligjentë nëntokësorë, të parët e këtij lloji në rajonin tonë. Ky është një pilot projekt që paraqet një risi dhe shpresojmë të përmirësojmë higjienën publike në qytetin tonë. Kjo është mënyra më moderne e trajtimit të mbetjeve, ku qytetarët e një zone të caktuar kanë kartë përdorimi, ndaj vetëm banorët e një zone të caktuar do të kenë të drejtë të përdorin kontejnerin përkatës në lagjen apo vendbanimin e tyre. Ky sistem i marrë si shembull nga Zvicra mundëson edhe selektimin e mbeturinave”, tha kryetari Arben Taravari.
Kontejnerët e parë inteligjentë nëntokësor në Gostivar janë donacion i prodhuesit Hamdi Zaimi, me origjinë nga Gostivari.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin