Maqedoni
Në tre ditët e fundit, 147 raste të reja me Covid-19, gjithsej pesë vdekje dhe 238 të shëruar

Në tre ditët e fundit, nga 22 deri më 24 prill, nga 3722 analiza të kryera janë regjistruar 147 raste të reja me KOVID-19, janë raportuar gjithsej pesë të vdekur dhe 238 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë, duke cituar të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik.
Numri i rasteve aktive është 630, dhe në tetë qytete aktualisht nuk ka asnjë rast të vetëm me Covid-19.
Nga 147 raste të reja, 84 janë nga Shkupi, Manastiri – 15, Kavadari – 12, Kumanova – 10, Velesi – 6, Prilepi – 4, Shtipi – 3, Tetova, Ohri, Koçani dhe Negotina – nga 2, Gostivari, Strumicë, Kërçovë, Kratovë dhe Demir Kapi – 1. Nga numri i përgjithshëm pozitiv (147), janë regjistruar 24 riinfeksione.
Nga 238 të shëruar, 135 janë nga Shkupi, Manastiri 29, Prilepi 13, Velesi 12, Kavadari 10, Ohri dhe Strumica 6, Gostivari 5, Kumanova dhe Negotino nga 4, Tetova 3, Shtip. dhe Struga – 2, Kërçova, Gjevgjelia, Resnja, Dellçeva, Vallandova, Krusheva dhe Dojrani – nga 1.
Gjatë tri ditëve të fundit (nga 22.04 deri më 24.04.2022) janë regjistruar 2 persona të vdekur nga Kumanova (78vjet) dhe Tetova (80vjet). Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.011.275 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.208, numri i të shëruarve është 299.302, numri i të vdekurve është 9.276 dhe numri i rasteve aktive është 630.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin