fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Mot me shi në ditët në vijim

Botuar

  • македонски јазик

Mot me vranësira dhe shira do të mbizotërojë gjatë javës së re të punës. Për ditën e sotme (e hënë) meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët, nga mesdita në vendet perëndimore deri në ato qendrore do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura në rajonin e Gostivarit do të lëvizë prej -1 deri në 9 gradë.

Nesër (e martë) na pret mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell, sidomos pasdite. Gjatë natës dhe paradites do të ketë reshje shiu, ndërsa në malet më të larta do të ketë borë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.

Ditën e mërkurë do të ketë pak më shumë diell dhe rritje të temperaturës ditore deri në 15 gradë. Megjithatë do të ketë kushte për reshje shiu. Ditën e enjte do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa ditën e premte pritet ngrohje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена