Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka iniciuar procedurë dhe në gjykatën kompetente ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhërit penal kundër personit të moshës 44 vjeçare për vepër penale – Dhënie e deklaratës së rreme nga neni 367 paragrafi 1 i Kodit Penal.
“Më 19.10.2021, i pandehuri ka dhënë deklaratë të rreme para gjykatës, duke u paraqitur si dëshmitar- i dëmtuar në seancën kryesore në procedurë për akuzën për veprat penale të Fajdes dhe Zhvatjes. Duke vepruar kështu, ai ka mohuar pretendimet në procesverbalin e kallëzimit të ngritur, në bazë të të cilave është ngritur aktakuza ndaj personit të dyshuar për këto dy krime”, njoftoi Prokuroria.