Maqedoni
Sindikata: Pagë minimale prej 18.000 denarë ose grevë e përgjithshme!

Unioni i Sindikatave të Maqedonisë sot njoftoi se në kuadër të aktiviteteve pas protestës së madhe të punëtorëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend kanë dorëzuar propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin e ligjit për pagën minimale, i cili propozon që paga minimale në bruto, duke filluar nga janari i vitit 2022 të jetë 26.476,00 denarë ose në shumën neto 18.000 denarë.
Propozimi gjithashtu përmban se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 60 për qind e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në tre muajt e fundit, dhe e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.
- Ne propozojmë që pagat e të gjithë punëtorëve të harmonizohen me rritjen e pagës minimale në përputhje me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale që kemi propozuar, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive me të cilën në mënyrë spirale do të rriten pagat e punëtorëve të tjerë, thonë nga SSM.
Ata sqarojnë se rritja e pagës minimale që nga vendosja e saj me propozimin e SSM-së, e deri më sot, nuk ka ndikuar negativisht tek kompanitë dhe shteti, nuk ka sjellë pushime nga puna apo ulje të pagave të tyre, vetëm ka sjellë produktivitet më të lartë, për shkak të motivimit më të madh të punëtorëve.
- Paga minimale i pengon punëtorët të marrin paga shumë të ulëta dhe të jetojnë në varfëri, dhe pritshmëritë e punëtorëve nga deputetët janë që të punojnë në interes të atyre që i zgjedhin, dhe Unioni i Sindikatave të Maqedonisë do të vazhdojë përgatitjet përmes bordeve të grevës dhe në varësi të rezultateve dhe shpejtësisë së negociatave mes SSM-së, Kuvendit, punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe nëse nuk ka rezultat, SSM do të thërrasë për një grevë të përgjithshme që do të vazhdojë duke shprehur forma të ndryshme të shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve dhe presion të sindikatës, thuhet në deklaratë.
- Македонијапред 2 месеци
Отворена летната сезоната за риболов во водите на ЈУНП „Маврово“
- Здравје и убавинапред 2 месеци
Внимателно во природа, заштитете се од крлежи, оси, стршлени…
- Гостиварпред 2 месеци
Илчо Димитров и Елена Дуровска младенци на Галичка свадба 2022
- Македонијапред 2 месеци
Се празнува Спасовден
- Гостиварпред 3 месеци
Објавена прелиминарната листа со имиња за распределба на социјални станови во Гостивар
- Спортпред 2 месеци
Леуново достоен домаќин на првата теренска трка со пречки: Адреналин, забава, невреме, натпреварувачки дух!
- Вестипред 3 месеци
Наместо спортска игра, тотален хаос на натпреварот КК Гостивар-Пелистер
- Гостиварпред 3 месеци
ОО СДСМ Гостивар го чествуваше 24 Мај: Светите браќа се клучни личности во македонската историја