Na ndiqni në:

Maqedoni

2% nga prindërit kanë kërkuar fëmijët t’u mësojnë online

Botuar

  • македонски јазик

“Nga përgjegjësia jonë dhe të çdo individi në sistemin arsimor varet sa gjatë fëmijët do të mbeten në klasë. Në sistemin arsimor rreth 74 përqind veçmë janë të vaksinuar, kurse çdo prind ka përgjegjësi edhe ai të vaksinohet”, theksoi ministrja për arsim dhe shkencë Milla Carovska.

Ajo në paraqitjen mysafire në Tv Sitell, drejtoi se sistemi është i përgatitur për tre skenare – për prezencë fizike, modeli hibrid, që do të thotë gjysma e klasës, gjysma online, dhe plotësisht online. Për atë cili skenar kur do të zbatohet, ministrja tha se vendos Komisioni për sëmundje ngjitëse, Shtabi kryesor koordinativ dhe Qeveria.

Carovska potencoi se arsimtarët në pjesën më të madhe janë të vaksinuar kurse tash është e rëndësishme të vaksinohen edhe prindërit, dhe drejtoi apel deri te të gjithë ata që kanë nxënës në shtëpi, të vaksinohen.

Siç tha, protokollet në shkolla parashikojnë mbajtje të maskave, dezinfektim, ajrosje të hapësirave dhe matje të temperaturës.

-Nëqoftëse dy fëmijë rrijnë në një bankë shkollore ato absolutisht i respektojnë protokollet, pasi mbajnë maskë. Protokollet janë të qarta, mbajtja e maskave, dezinfektim, ajrosje të hapësirave dhe matje të temperaturës. Është e rëndësishme që gjithë të apelojmë në respektimin e protokolleve, por edhe te vaksinimi tek kuadri arsimor edhe te prindërit, tha Carovska.

Në lidhje me pyetjen sa prindër deri tash kanë bërë kërkesë për ndjekje të mësimit online për këtë vit shkollor, Carovska drejtoi se rreth dy përqind kanë bërë kërkesë për ndjekje të mësimit online, që sipas saj, është numër i pranueshëm dhe pret ashtu edhe të mbes.

-Nga 180 mijë nxënës që janë në shkollë fillore, 70 mijë në shkollë të mesme, domethënë rreth 250 mijë nxënës filluan më 1 Shtator, me mësim. Diku 2 përqind nga nxënësit kërkuan mësim online, që është absolutisht përqindje e pranueshme. Ato janë të sëmurë kronik, por ka pasur edhe arsye jomjekësore ku shkollat kanë konfirmuar se ajo është e pranueshme për ato dhe për arsimtarët. Pres që kjo përqindje të mbetet i tillë, shtoi Carovska.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!