Na ndiqni në:

Maqedoni

30 vjet pavarësi e Maqedonisë

Botuar

  • македонски јазик

8 Shtatori është datë që Maqedonia e shënon si Ditë e pavarësisë, kurse këtë vitë me një Jubile të veçant 30 vjet pavarësi. Më 8 Shtator 1991 me shumicë të bindshme – 95% nga qytetarët që dolën në referendum, pozitivisht u përgjigjën në pyetjen e referendumit: “A jemi për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në sojuz të ardhshëm të shteteve sovrane të Jugosllavisë?” Në referendum i paraprinte Deklaratë për pavarësi që parlamenti i parë më shumëpartiak maqedonas e miratoi më 25 Janar 1991. Formalisht vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte i vërtetuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 Shtator 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e pranoi Republika e Bullgarisë, pas çka pason pranim edhe nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnja dhe Hercegovina… Shteti u pavarësua në mënyrë monetare me futjen e denarit më 26 Prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e saj që ditëlindjen e feston më 18 Gusht.

Festimi qëndror i festës do të jetë në hapësirë të hapur para Kuvendit me fillim në ora 17.30, kurse do të fillojë me shfaqjen e veprës “Simfoni për filarmoninë” nga kompozitori Zhivoin Glishiç pas çka pason defileja.

Sipas protokollit, pjesa zyrtare do të fillojë në ora 18:30 me intonimin e himnit shtetëror nga ana e Orkestrës Ushtarake, pas çka do të pasojnë fjalimet e udhëheqësisë shtetërore. Drejtim do të kenë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Nga ora 19.30 fillon pjesa muzikore me interpretim të këngës në mënyrë speciale të aranzhuar për këtë rast dhe pjesë muzikore me solistë të njohur që bashkë me Filarmoninë nacionale do të interpretojnë disa numra antologjike zbavitëse.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!