fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Çifti gostivaras Zendeli ka ngjitur Kilimanxharon!

Botuar

  • македонски јазик

Bashkëshortët Ajfer dhe Keramedin Zendeli nga Gostivari ia dolën me sukses në misionin e tyre alpinistik dhe pushtuan majën më të lartë në Afrikë dhe një nga më të lartat në botë, Uhuru, në malin Kilimanxharo.

Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë udhërrëfyesi alpinist Ismet Shurban nga shoqata alpinistike Shari nga Gostivari, në të cilën janë anëtarë Ajferja dhe Keramedini.

“Nuk mund të falënderoj sa duhet miqtë e mi të dashur që më bënë të lumtur dhe të gëzuar sot. Në mëngjesin e 11 shkurtit 2022, ju arritët në majën e malit Kilimanxharo në 5.895 metra mbi nivelin e detit. Ju keni përfaqësuar vendin tonë, komunën, shoqatën, kompaninë AEM. Ajfer dhe Keramedin krenohem me ju më vjen mire qe ju kam, Zoti ju bekofte ju presim me padurim. Të nderuar Jure Çurkoviq dhe Renata Çurkoviq, ju përshëndes dhe ju përgëzoj, faleminderit për interesimin. Gjithashtu, me emocione të përzemërta e përshëndes edhe Irina Dishovskën, e cila sot më dha lajmin e mirë dhe që më gëzoi”, ka shkruar Shurban.

Siç e kemi bërë të ditur tashmë, Zendeli janë pjesëmarrës në “Ekspeditën Kilimanxharo” dhe janë nisur drejt Afrikës më 4 shkurt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена