Na ndiqni në:

Maqedoni

Festa familjare të mos bëhen ose të jenë në një rreth më të vogël familjar, apeloi Filipçe

Botuar

  • македонски јазик

Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk dha rekomandime për masa të raja antikovid. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe drejtoi se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe vaksinimi, tani për tani janë të mjaftueshme, nëqoftëse respektohen. Apeloi qytetarët të mos bëjnë festa familjare ose t’a reduktojnë numrin e mysafirëve.

“Mbesim tash për tash me masat e njëjta dhe apelojmë të gjithë t’u mirëmbahen. Ne mundemi të kontrollojmë, por nuk mundet asnjë shtet të kontrollojë gjithçka. Prandaj ndërgjegja dhe vetëdija e qytetarëve është shumë e rëndësishme. Këtu është shteti me institucionet e veta të kontrollojë atje ku mundet, por absolutisht qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm. Vijnë festa familjare dhe apelojmë qytetarët edhe këtë vitë si vitet e kaluara, nëse munden të mos i organizojnë ose t’i organizojnë me rreth më të ngushtë familjar. Megjithatë tubime të tilla më të mëdha ku nuk respektohen masat janë rrezik për gjendjen epidemiologjike të përkeqësohet.”, deklaroi Filipçe

Në vendin tonë janë aktive 8 415 raste me Korona virus prej të cilëve numri më i madh 3797 janë në Shkup. Në Manastir ka 635 raste aktive, në Kumanovë 379, në Kavadarci 363, në Veles 358, në Shtip 264… Gostivari ka vetëm 45.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!