Na ndiqni në:

Gostivari

Mashtruesi nga Koçani i dyshuar se ka përdhunuar vajzë në Gostivar është në paraburgim

Botuar

  • македонски јазик

Tridhjetë e shtatë vjeçari nga Koçani i cili  лrrejshëm është prezentuar si hoxhë dhe seksualisht ka abuzuar vajzë nëntëvjeçare   gjendet në paraburgim 30 ditor. Ai dyshohet për dy vepra, “sulm seksual ndaj fëmijës” dhe “mashtrim”. Dy persona nga Gostivari janë ndaluar nën dyshimin se kanë marrë pjesë në mashtrim me të.

Policia ka njoftuar se dje (6 dhjetor) rreth orës 15:10 në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar E.I. (32) dhe S.A., (24) të dy nga Gostivari, për shkak për dyshimin se së bashku me R.L. (37) nga Koçani kanë kryer “mashtrim”. Pas dokumentimit të çështjes ndaj të dyve, u përgatit parashtresë.

Lidhur me R.L, të njëjtën ditë në ora 14.25, një grua 29 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se R.L. më 23/24 nëntor të këtij viti ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur. Me parashtresë përkatëse për “mashtrim” dhe “sulm seksual ndaj fëmijës” R.L. Ai është sjellë para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas së cilës i njëjti është dërguar në IEVP Burgu “Shkup” në Shkup për vuajtje të paraburgimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена