Na ndiqni në:

Maqedoni

Kastriot Rexhepi sot me vullnet të lirë ka ardhur në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratë se asnjëherë nuk ka qenë i zhdukur

Botuar

  • македонски јазик

Deputeti i BESËS Kastriot Rexhepi sot me vullnet të lirë ka ardhur në stacionin policor, ku ka dhënë deklaratë se asnjëherë nuk ka qenë i zhdukur, por me vullnet të lirë, p asnjë presion, me familjen e tij është larguar tek një mik që të mbrohet nga publiciteti i lidhur me seancën e kuvendit, informojnë sot nga Ministria e punëve të brendshme.

– Në lidhje me paraqitjen e marrë dje në SP Bit Pazar për K.R., MPB ju informon se para pak K.R. me vullnet të lirë erdhi në stacionin policor dhe dha deklaratë se paraqitja është e pavërtetë gjegjësisht asnjëherë nuk ka qenë i zhdukur po me vullnet të lirë, pa asnjë presion, me familjen e tij është larguar tek një mik që të mbrohet nga publiciteti lidhur me seancën e kuvendit, thuhet në njoftimin nga MPB.

Lideri i BESËS Bilall Kasami, dje informoi se ka paraqitur në polici se “deputet i Lëvizjes BESA është i zhdukur” dhe ju bëri thirrje autoriteteve t’a gjejnë ku ndodhet dhe të sqarojnë përse është i paarritshëm për 24 orë.

Kastriot Rexhepi dhe nuk ishte i pranishëm në seancën e kuvendit për votim të besimit të Qeverisë. Pas shpekulimeve për zhdukjen dhe rrëmbimin e tij të supozuar, Rexhepi u prononcua deri tek publiku nëpërmjet Fejsbuk profilit të tij dhe njoftoi se të hënën do të paraqitet para gazetarëve që të sqarohet çka ka ndodhur me mosparaqitjen e tij të djeshme në Kuvendin ku duhej të votohet për besim të Qeverisë.

Ai i bëri thirrje partisë së tij, Lëvizjes BESA, të mos ndërmarrë hapa të shpenzuara të cilat do t’i bëjnë dëm strukturave dhe aktivistëve partiak.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!