Na ndiqni në:

Lajme

Do të marrin nga 1.200 euro në muaj duke mos punuar- filloi eksperiment në Gjermani

Botuar

  • македонски јазик

Instituti gjerman për hulumtime ekonomike nga 1 Qershor filloi me hulumtimin afatgjatë për të ardhurat themelore universale, qëllimi përfundimtar i së cilës është të gjenden zgjidhje për pasojat e krizës së koronës. Gjermanët në mënyrë origjinale do t’a implementojnë këtë pilot projekt. Rreth 120 njerëz gjatë tre viteve të ardhshme do të marrin nga 1.200 euro në muaj, pa pasur detyrim të punojnë për ato të holla. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur nga dy milion qytetarë të paraqitur.

“Duam të dijmë se si e ardhura themelore ndikon në sjelljen tonë dhe qëndrimeve dhe a mundet të na ndihmojë të ballafaqohemi me sfidat aktuale të shoqërisë tonë. Nëse njerëzit rregullisht marrin të ardhura minimale, a do të motivohen të kyçen në ndonjë proces të punës për pagë shtesë ose do të inkurajohet përtaci. “, sqarojnë realizuesit e eksperimentit.

Paratë, shumë prej rreth 5,2 milion euro, janë të siguruara prej rreth 150.000 donatorë privat, kurse ato që do t’i fitojnë në tre vitet e ardhshme nuk ka nevojë të paguajnë asnjë lloj tatimi për to.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!