Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Mavrovo Rostushe: Vetëm 5 vota dallim mes kandidatëve për kryetarë

Botuar

  • македонски јазик

Sipas rezultateve fillestare nga votimi në rrethin e parë për kryetar të Komunës Mavrovo Rostushe, kandidati i LSDM Medar Kurtovski fitoi 1.563 vota (48,15%), përderisa kandidati i VMRO-DPMNE, Mevmed Xhaferi 1.558 (48,00%). Ato ishin edhe kandidatët e vetëm për funksionin e kryetarit në këtë komunë, e të cilën do t’a ketë në 4 vitet e ardhshme, do të dihet në rrethin e dytë të votimit.

Për kryetar të M.Rostushe kanë votuar 3.246 qytetarë, dalja është 32%, kurse të pavlefshme janë 125 letra.

Për sa i përket votimit për Këshillë, lista e LSDM ka 1.089 vota, të VMRO-DPMNE 782. Për listën e BDI kanë votuar 353 qytetarë, për LDP-DOM 418, për DPTM 387, përderisa për listën nga grupi i zgjedhësve me bartës Filip Xhikoski 67.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!