Na ndiqni në:

Gostivari

Mos parkoni kudo, policia e Gostivarit me kontrolla të rrepta

Botuar

  • македонски јазик

Sektori i punëve të brendshme Tetovë përsëri del me apel deri tek vozitësit të kenë kujdes ku i parkojnë automjetet e tyre që të kontribuojnë për rend më të madh dhe siguri në komunikacion në rrugët e qytetit, dhe në rrugët e tjera në këtë rajon.

Prej atje njoftojnë se aktivitete kontrolluese në qendrën e të cilëve do të jetë parkimi do të zbatohen periudhën në vazhdim, sepse së shpejti pritet ardhja e shumë të punësuarve jashtë shtetit, me çka dukshëm do të zmadhohet numri i përgjithshëm i frekuentimit të automjeteve në Tetovë dhe Gostivar.

“Këto aktivitete do të jenë mes prioriteteve kryesore të SPB Tetovë këtë verë, kurse veçanërisht do të sanksionohet parkimi në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në zonat e udhëkryqeve, në kalimet e këmbësorëve dhe në vende të tjera të palejuara, që e ndalon qarkullimin normal dhe të sigurtë të pjesëmarrësve tjerë në trafik. Të gjithë shkelësve do t’ju përgaditen paraqitje të duhura, me rikujtim se gjobat për parkim të gabuar lëvizin nga 45 deri në 180 euro në vlerë monetare denarë. Kujdes të theksuar në këto kontrolle, gjithashtu, do t’ju kushtohet edhe shndërrimit të zonave të trafikut publik nga individë me vetëdëshirë për qëllime tregtare, hotelierike ose qëllime të tjera, para se gjithash me ekspozimin e produkteve bujqësore ose me vendosjen e pajisjeve hotelierike, për të cilat është e paraparë gjobë prej 100 euro në vlerë monetare denarë.”, informoi SPB.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!