Na ndiqni në:

Gostivari

Shënimi i 8 Shtatorit dhe 30 vjet pavarësi në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Në nder të 8 Shtatorit dhe jubileut 30 vjet pavarësi të Maqedonisë, në Gostivar u mbajt shënim solemn që e organizoi bordi i luftëtarëve në Amfiteatrin veror rreth Vardarit. Të pranishmit nëpërmjet referatit të shkurtër u përkujtuan në momentet historike të lidhura me festën e rëndësishme shtetërore, kurse ishte i dërguar mesazhi për bashkim dhe respekt reciprok në ndërtimin e të ardhmes në vendin tonë.

“Paraardhësit tanë treguan dhe me vepra vërtetuan se si duhet, si mbrohet dhe si ndërtohet mëmëdheu. Në këtë emër pa dallim të asaj se kush jemi dhe çka jemi, si flasim dhe si quhemi, lartë t’a ngjisim flamurin e çlirimit, flamurin e paqes, tolerancës dhe lidhjeve të mira ndëretnike”, theksoi Radisllav Gjinoski, kryetar i Bordit të luftëtarëve Gostivar.

Shënimi vazhdoi me vendosjen e buqetave me lule në përmendoren e luftëtarëve të rënë nga NOB në parkun e qytetit me heshtje një minutëshe në shenjë të respektit ndaj gjithë atyre që i kanë dhënë jetët e tyre për liri.

Lule vendosën delegacione të bordit të luftëtarëve, komiteti komunal i VMRO-DPMNE dhe të organizatës komunale të LSDM nga Gostivari.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!