Na ndiqni në:

Maqedoni

Filloi pagesa e ndihmës sociale për muajin Maj

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e punës dhe politikës sociale informon se sot filloi me pagesën e të drejtave për ndihmë sociale, për fëmijë dhe mbrojtjes civile (të gjitha të drejtat monetare) për muajin Maj të vitit 2021.

Shfrytëzuesit e të drejtave monetare të cilët posedojnë kartë debiti do të mund të ngrejnë para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para në dorë në rrjetin e shitjeve ose nëpërmjet rrjetit bankar elektronik ose mobil nga sot, 3 Qershor 2021.

Me qëllim që të shmanget rrëmujë para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe të shfrytëzuesve të ndihmës financiare në rrethana të rrezikut nga virusi KOVID-19, për shfrytëzuesit të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha degët dhe zyrat e degës së bankave, në përputhje me orarin e miratuar sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

–  03.06.2021 ( e enjte) – A, B, C ,Ç, D, DH , E, Ë,F, G, I ,J ,K, ,L, LL

–  04.06.2021год.(e premte) – M,N, NJ, O, P, Q, R, RR, S, SH, T, TH, U, V, X, XH, Y, Z, ZH.

Ministria e punës dhe politikës sociale rikujton për detyrimin e mbajtjes së maskave dhe mbajtjes së distancës fizike nga dy metra.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!