Na ndiqni në:

Gostivari

Protestë e të punësuarve në administratën në Gostivar, kërkojnë rritje lineare të pagave

Botuar

  • македонски јазик

Punonjësit e administratave, ministrive, agjencive, fondeve, bashkive dhe gjykatave kanë protestuar sot me paralajmërim për dy orë ndërprerje të punës. Ata thanë se në këtë mënyrë shprehin pakënaqësi për mos respektimin e Ligjit për pagë minimale në administratë dhe gjyqësor dhe se kërkojnë pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave tjera për 2.806 denarë.

“Ne të punësuarit në administratë dhe në drejtësi, ndër vite nuk kemi pasur rritje të pagave dhe jemi dëshmitarë se Qeveria në dy vitet e fundit ka rritur në mënyrë drastike paga në sektorë të caktuar. Paga për muajin mars paguhet si zakonisht, por kush do të mbajë përgjegjësi për mosrespektimin e Ligjit për pagën minimale? A do të mbetemi ne punonjësit e administratës dhe gjyqësorit të vetmit në vend që do të marrim një pagë nën pagën minimale? Prandaj kërkojmë pagesën e pagës minimale menjëherë për të gjithë punëtorët, të cilët aktualisht janë nën pagën minimale dhe rritje lineare të të gjitha pagave tjera prej 2.806 denarë”, tha Borçe Brajkovski, nga Sindikata e FSSH-së në Gostivar.

Shumica e punonjësve në zyrat rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Fondit të Sigurimeve Pensionale kanë dalë në protestë dhe kanë shprehur mbështetje për kërkesat.

Edhe administrata komunale ka protestuar me dy orë ndërprerje të punës. Punonjësit e vetëqeverisjes lokale kanë dalë në periudhën prej orës 10 deri në 12 para ndërtesës së komunës.

Në të njëjtën mënyrë protestuan edhe të punësuarit në Qendrën për punësim dhe shërbime tjera publike.

Kryetari i Sindikatës së UPOZ-it Trpe Deanovski në një deklaratë për media ka bërë të ditur se në institucione të caktuara ka presion ndaj punëtorëve sepse nuk janë pa punë, por janë të organizuar dhe protestojnë duke ndërprerë punën brenda institucioneve.

Protesta është paralajmëruar edhe nesër (e premte) nga ora 10 deri në 12:00.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена