fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Sopçe: Numri prej 12% i qytetarëve në diasporë nuk është i besueshëm

Botuar

  • македонски јазик

Pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit, Aleanca për Shqiptarët bëri të ditur se në procesin e shqyrtimit të rezultateve të publikuara, së shpejti do të dalë me një analizë të detajuar të tyre.

“Por në shikim të parë shprehim rezervat tona për besueshmërinë e këtij procesi, veçanërisht në dy segmente. Mbi 132.000 qytetarë janë të imputuar dhe të paregjistruar në terren, ndërkohë që besojmë se numri prej rreth 260.000 qytetarëve që jetojnë jashtë nuk përputhet me realitetin dhe të dhënat e publikuara deri më tani nga organizatat ndërkombëtare. Këto dy pika krijojnë dilema të mëdha se si është bërë regjistrimi i këtyre qytetarëve, nëse janë përfshirë të gjithë qytetarët apo është bërë ndonjë përzgjedhje. Nuk mund të kosiderohet si regjistrim i besueshëm ku rreth 8.5% e popullsisë së përgjithshme, dhe popullsisë rezidente, nuk u dihet kombësia e tyre.

I pabesueshëm është edhe numri prej rreth 12% i qytetarëve në diasporë. Kjo për shkak se shumë organizma ndërkombëtarë, si Banka Botërore dhe Eurostat, vazhdimisht kanë deklaruar se së paku rreth 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë larguar nga vendi në dekadat e fundit. Plus një gjë tjetër që duam të themi në këtë rast është se ka një kontradiktë mes deklaratave të kryetarit të Entit të Statistikave, z. Simovski pas përfundimit të regjistrimit me rezultatet e shpallura. Gjegjësisht, menjëherë pas përfundimit të regjistrimit, ai deklaroi se numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar rezident dhe jorezident në vend është 2.037.000. Ndërsa sipas rezultateve të publikuara ai numër është 2.098.000. “Nëse regjistrimi përfundon më 30 shtator, lind pyetja se nga kanë ardhur edhe 60 mijë qytetarë të tjerë që janë regjistruar pas afatit, që ishte 30 shtatori”, tha deputeti i AA-së, Halil Snopçe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена