fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Stojanoska: Ligji për arsimtarët është i dëmshëm dhe nuk i rrit pagat

Botuar

    Deputetja e VMRO DPMNE-së Dafina Stojanoska sot në një deklaratë dërguar mediave theksoi se Ligji për arsimtarët, sjell partizim dhe nuk i rrit pagat.

    “Ligji për arsimtarët, i cili sot është në rend dite të Komisionit Parlamentar për Arsim, është ligj që mundëson partizim të arsimit dhe ligj që nuk rrit pagat e mësimdhënësve. Pse LSDM është e interesuar për këtë ligj? Pra kërkon ta sjellë, qoftë edhe me çmimin e shkeljes së Rregullores së Kuvendit. Ky është një ligj me të cilin LSDM-ja parasheh punësimin e mësimdhënësve në kohë të pacaktuar, pa praktikë, me të cilin shfuqizohet një nga mekanizmat e kontrollit të cilësisë dhe mundësohet partizimi në arsim. Transformimi i punësimit vendoset në një rreth të mbyllur të kryetarit, drejtorit që emëron kryetari dhe që formon komisionin e punësimit të shkollës dhe komisionin e transformimit, që formohet nga kryetari. Kjo është baza për politizimin e punësimeve”, tha Stojanoska, duke shtuar se amendamenti i propozuar nga VMRO DPMNE nuk është pranuar, ligji si i tillë është i dëmshëm sepse nuk do ta përkrahin.

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Отворени огласи за вработување:

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Популарно изминативе 100 дена