Gostivari
SPB Tetovë: Prindërit që i detyrojnë fëmijët të lypin mund të ballafaqohen me burg

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës përsëri ka rikujtuar dhe apeluar deri te qytetarët e rajonit dhe më gjerë se lypja si dukuri e devijuar shoqërore është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se për këtë lloj kundërvajtje, sipas nenit 24 të këtij ligji është e parashikuar gjobë prej 15 deri në 50 euro në kundërvlerë denarë.
“Prindërit ose kujdestarët që i përfshijnë drejtpërdrejt fëmijët e tyre në lypje ose ndryshe i neglizhojnë ose abuzojnë me ta përballen me përgjegjësi penale dhe mund të dënohen me burgim nga pesë vjet deri në maksimum dhjetë vjet, sipas nenit 201 të Kodit Penal, në varësi të rrethanave dhe pasojat përfundimtare. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, në koordinim të drejtpërdrejtë me institucionet sociale dhe institucionet tjera të zonës në periudhën e ardhshme do të iniciojë dhe zbatojë masa parandaluese dhe të tjera për trajtimin e lypjes, në kuadër të të cilave, ndër të tjera, do të sanksionohen të gjithë personat e përfshirë në dukuri e tillë”, thuhet nga SPB.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij