fbpx
Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Bashkësitë e grave të VMRO-DPMNE-së dhe ASH në Gostivar së bashku në marsh “Përpara rozë!”

Botuar

  • македонски јазик

Në organizim të Bashkësisë së grave të VMRO-DPMNE në bashkëpunim me Bashkësinë e grave të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, këtë pasdite u mbajt ngjarja me rastin r muajit për luftë kundër kancerit të gjirit, Tetori. Nën moton “Përpara rozë”, gratë së bashku marshuan prej para Qendrës për kulturë deri te sheshi i qytetit, prej ku i dërguan mesazhet e tyre për ndërgjegjësim më të lartë për kontrolle të rregullta preventive dhe mbështetje të çdo gruaje që ballafaqohet me sëmundjen.

“Qëllimi ynë është që t’a ngrejmë vetëdijen, moralin tek gratë, e me atë t’i nxisim për kontrolle të rregullta, ekzaminime të rregullta, vetëkontrolle të cilat janë shumë të rëndësishme në diagnostikimin e hershëm, ndërmarrje të hershme të masave, terapi dhe e gjithë ajo sjell në rezultate pozitive nga diagnoza, gjegjësisht shërim dhe fitore mbi këtë sëmundje. Si mjek dua të potencoj se për të pasur diagnozë në kohë është e nevojshme të kemi edhe ekzaminime në kohë. Prandaj apeloj që të tejkalon dobësitë të cilat i kishim gjatë kovid periudhës së kaluar, të ketë sa më shumë që që është e mundur termine të lira për kontrolle, që të munden gratë t’i bëjnë këto ekzaminime pa pengesa. Gjithashtu, Gostivarit është më shumë se e nevojshme t’i sigurohet mamograf, pasi që mamografia është është metoda më e saktë, nëpërmjet të cilës mund të diagnostikohet karcinoma në gji edhe pa simptoma. E shihni që këtu jemi prezente gra prej moshave, etniciteteve, përkatësive politike, profesioneve të ndryshme dhe ky është një lloj mesazhi, apel se kanceri i gjirit nuk zgjedh, secili mund të sëmuret, por me ngjarje të këtilla, me edukim dhe ngritje të moralit të mos lejojmë asnjë grua të bëhet viktimë”, porositi Aneta Qiroska, kryetare e BG të VMRO-DPMNE në Gostivar.

Besa Muharemi, kryetare e BG të ASH në Gostivar u bëri thirrje grave të jenë të kujdesshme dhe përgjegjëse për shëndetin e tyre.

“Në frymën e muajit tetor, siç simbolikisht është i quajtur “muaji rozë” kontribuojmë për sensibilizim të publikut për kancerin e gjirit. Kjo sëmundje mund t’a godet cilën do qoftë grua, por edhe burrat, nuk zgjedh nacionalitet, racë, religjion. Porosisim çdokush të mendojë dhe t’a ruajë shëndetin e vet, të bëhen kontrolle të rregullta që nëqoftëse është e nevojshme të mesmen masa adekuate në kohë”, theksoi Muharemi.

Mbështetje të aktivitetit dha kandidati për kryetar komune të Gostivarit nga Aleanca/Alternativa, Arben Taravari.

“Karcinoma e gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta që paraqiten tek gratë, por mund të prevenohet dhe ky është mesazhi kryesor në këto ngjarje, preventim, ndërgjegjësim më të lart për kontrolle të hershme. Për fat të keq në spitalin tonë ende nuk janë përmbushur në mënyrë të plotë kushtet për preventim, të jetë siç duhet për gratë të cilat ballafaqohen me kancerin dhe për ato të cilave u nevojiten kontrolle”, tha Taravari.

Në ngjarje morrën pjesë edhe bartësit e listave të këshilltarëve të VMRO-DPMNE dhe Koalicionet ” Për Maqedoni më të mirë”, Goce Dimovski dhe të Aleancës/Alternativës, Valbon Limani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена