fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Në Gostivar 7, në Tetovë 13 gjoba për vozitës që nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Botuar

  • македонски јазик

Zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë dje (11 shkurt) nga ora 8 deri në ora 12, kanë kryer aksion kontrolli të drejtuesve të mjeteve të cilët nuk u japin përparësi këmbësorëve në komunikacion. Gjatë kontrollit, i cili në vazhdimësi është realizuar në këtë zonë në muajin e kaluar dhe këtë muaj, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 20 shkelje (Tetova-13 dhe Gostivari-7).

Për të gjithë drejtuesit e mjeteve – kundëvajtës janë pregaditur parashtresa përkatëse. Gjithashtu janë zbuluar dhe sanksionuar 15 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. Kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa SPB Tetovë sërish udhëzon drejtuesit e mjeteve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj këmbësorëve dhe t’u japin përparësi atyre, sidomos kur ndodhen para dhe në vendkalimet për këmbësorë. Në të kundërtën, për këtë lloj kundërvajtjeje do të përballen me parashtresa dhe gjobë prej 250 euro në kundërvlerë në denarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена