Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Botuar

  • македонски јазик

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët/Alternativa sonte mbajti tubim qendror parazgjedhor në Gostivar. Në tubimin në sallën e sportit, ishin të prezantuar kandidatët nga lista e këshilltarëve dhe kandidati për mandat të dytë për kryetar komune, Arben Taravari.

“Jam falenderues që ekipi jonë në tre javët e kaluara mban një energji pozitive në Gostivar. Mendoj që me një ekip të këtillë është e pa diskutueshme që të kemi fitore dhe do t’a udhëheqin komunën edhe një mandat. Në 4 vitet e kaluara Gostivari u bë një nga komunat më transparente në Maqedoninë e Veriut, kurse në vend të parë nga komunat të cilat janë të udhëhequra nga Shqiptarë. Dhe atë nuk e them unë, por e pohojnë analizat. Punuam, ndërtuam dhe rezultatet janë të dukshme. Në këto zgjedhje dalim me programin “Transformim i Gostivarit, i cili ka projekte që do t’a shndërrojnë qytetin në vend turistik katër sezonal, ka investime në infrastrukturë, shtigje të reja të biçikletave, terrene sporti, Akua park, Qendër për autizëm dhe shumë të tjera. Kundërshtari sot tregon se për 100 ditë do të realizojë 24 projekte, po ai për 8 vjet nuk ka realizuar aq. Dhe lajmëron ndërtim të kanalizimeve në vende ku kanalizimet ne veçmë i kemi mbaruar. Ne e kërkojmë votën tuaj me krenari dhe dinjitet, që të vazhdojmë me punë efikase edhe në 4 vitet e ardhshme. Më 17 Tetor do të festojmë fitore së bashku në qendrën e qytetit”, tha Taravari nga foltorja.

Bartësi i listës së këshillit Valbon Limani kërkoi mbështetje nga votuesit në zgjedhjet të dielën, për siç tha, të vazhdojë shtrimi i rrugës për Gostivarin kah qytetit europian.

“Për mua paraqet privilegj që jam pjesë e këtij ekipi, i cili është i mbushur me dashuri dhe respekt për Gostivarin. Të gjithë ne jemi këtu për kauzën e Gostivarit, siç është dhe motoja jonë “Të gjithë jemi të barabartë, të gjithë jemi gostivaras!”. Dita e zgjedhjeve do të jetë ditë e fitores, kurse fitorja do të jetë e Gostivarit. Ditën e zgjedhjeve do të vazhdojë të shtrohet rruga e Gostivarit kah një qyteti europian”, potencoi Limani.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në drejtimin e tij shfaqi bindje se koalicioni i tyre do të fitojë në Zgjedhjet lokale, jo vetëm në Gostivar por edhe në komunat e tjera ku kanë kandidatë.

“Ne para jush, votuesve, qytetarëve dalim vetëm me të vërtetën. Të vërteta nuk ka dy, ka një. I pyes cila është e vërteta e tyre kur Nevzati e akuzon Taravarin për deponitë, kurse në Likovë, Erkani thotë se kompetencat për deponitë i ka qeveria qendrore. Edhe akuzat për kazinot janë të tilla, pasi që ato e kërkojnë votën me manipulime dhe gënjeshtra, kurse ne kemi të vërtetën. Me praninë tuaj dhe atmosferën sonte treguam se për Gostivarin rruga nëpër të cilën duhet të lëvizë është e qartë. Pasi kemi komunë më transparente, më të pa korruptuar, më të ndërtuar, pa skandale. Gostivari u bë model për sukses, e Jo si komunat që i udhëheq BDI-ja, pasi që Aleanca për Shqiptarët/Alternativa do të fitojë nga Struga deri në Likovë.”, tha Sela.

Në tubimin në Gostivar foli edhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi i cili theksoi: “Këto zgjedhje lokale kanë edhe dimenzion dhe mesazh tjetër, pasi që fitorja në Gostivar, Çair, Strugë dhe në komunat tjera do të jetë hap kah fitorja edhe për zgjedhjet parlamentare.”

Nga foltorja u drejtuan edhe disa kandidatë nga lista e këshilltarëve, bashkëpunëtorë dhe funksionarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!