Na ndiqni në:

Maqedoni

Filipçe: Rritet numri i të infektuarve të rinj me kovid, si dhe faktori i transmetimit

Botuar

  • македонски јазик

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në pres konferencën sot informoi se numri i të infektuarve të rinj me korona virusin në vendin tonë, dy javët e fundit shënon rritje, kurse është zmadhuar edhe nevoja nga hospitalizimi.

“Gjendja epidemiologjike shënon rritje të rasteve të reja të diagnostikuara të Kovid 19, duke filluar para dy javësh. Analizat tregojnë se përqindja rritet për diku 25%. Rritet edhe faktori i transmetimit. Rritja e këtillë mund të thuhet se është në ndonjë mënyrë e pritur, duke parë se çka ndodh në vendet në rajon ku ka shumë raste të reja dhe goditje mbi spitalet. Në lidhje me hospitalizimet, numri gjithashtu shënon rritje për diku 15%, gjithësej janë hospitalizuar 518 pacientë, pas një periudhë kryesisht të gjatë. Mirë është që nuk ka presion të madh, në kuptimin numër i madh kontrollesh. Në Klinikën infektive në Shkup mesatarja e kontrolleve nuk është dukshëm i zmadhuar, ka 60 deri 70 pacientë në afat prej 24 orësh. Është e rëndësishme që analiza jonë tregoi se përqindja e të hospitalizuarve në krahasim me numrin e përgjithshëm të të diagnostikuarve të rinj, e krahasuar me valët paraprake është i zvogëluar. Deri në fund të kësaj jave ose fillimit të tjetrës do të mbarojë sekuencionimi  i virusit, që të dijmë cili lloj është tash dominant.”, deklaroi Filipçe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!