Na ndiqni në:

Gostivari

Gostivari e fitoi Ramstore supermarketin më modern

Botuar

  • македонски јазик

Si rezultat i rritjes së investimeve të supermarketeve Ramstore, sot në Gostivar u hap tregu më modern i kësaj marke, i cili është konceptuar sipas standardeve më moderne botërore.

Në një sipërfaqe prej 1400 m2, hapësira e re e Supermarketit Ramstore do të ofrojë të gjitha përmbajtjet e nevojshme për të përmbushur kriteret e një supermarketi të njohur me cilësi të lartë.

Për shërbimin kujdeset një ekip prej 25 punonjësish dhe konsumatorët kanë në dispozicion 4 kabina të pagesës. Para pallatit ofrohet nje vend parkimi per 80 automjete.

Me hapjen e këtij supermarketi ultra-modern që gjendet në rrugën Ilidenska 254 në Gostivar, Ramstore prezanton një koncept krejtësisht të ri, inovativ të rregullimit të hapësirës së shitjes që do të ndryshojë rrënjësisht përvojën e klientëve të saj dhe perceptimin se çfarë është një supermarket modern.

Mënyra e re e prezantimit të produkteve në supermarketin Ramstore në Gostivar, sipas shembullit të markave kryesore botërore, bazohet në ekspozimin tematik të produkteve dhe lidhjen e tyre me një koncept të caktuar tërheqës, i cili do të rrisë përvojën estetike, vizuale dhe konsumatore. të vizitorëve të marketit.

“Ramstore përpiqet të fillojë një lëvizje të ndryshme në drejtim të brendimit, duke shtuar vlerë në çdo qytet të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku ka tregun e vet”, tha z. Ajdovan Ademoski, pronar i Ramstore Maqedoni dhe shtoi:

Duke e parashikuar këtë zhvillim të kënaqshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne kemi investuar këtu dhe do të vazhdojmë me kontributin tonë në urbanizimin dhe shtimin e vlerës së markës Ramstore në qytetet ku ekzistojmë.

Hapja e marketit në Gostivar është përgjigje ndaj kërkesave të klientëve tanë të çmuar që janë besnikë ndaj Ramstore, falë cilësisë së lartë, çmimeve konkurruese, gamës së gjerë të produkteve ushqimore dhe joushqimore, funksionimit modern që ndjek trendet botërore dhe shërbimi i patëmetë i punonjësve tanë na bën të ndryshëm nga të tjerët.

Ramstore marketet janë ndër supermarketet e para që prezantoi sistemin e garancisë së sigurisë ushqimore HACCP si dhe tregu i parë që prezantoi standardin e cilësisë ISO 22000. Besimi i qëndrueshëm në shërbimet e produkteve duhet të sigurohet, jo vetëm nga goja në gojë, por nga kontrolli i cilësisë.

Fundin e këtij viti do ta mbyllim me hapjen e një marketi tjetër në Ohër (i katërti me radhë) duke arritur një numër prej 30 marketesh dhe numri i të punësuarve direkt dhe indirekt do të rritet në 1000 persona”, tha pronari i Ramstore Maqedoni z. Ajdovan Ademoski.

Në hapjen solemne morën pjesë kryetari i bashkisë Arben Taravari dhe ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizqok.

Të njëjtën tendencë zgjerimi edhe më të madh kompania shpall për vitin e ardhshëm 2022, për hapjen e marketeve të reja në qytete të tjera që do të pasqyrojnë edhe konceptin e ri mjedisor të Ramstore.

(Shpallje komerciale)

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена