Na ndiqni në:

Gostivari

Një gostivaras i akuzuar për transmetim të brucelozës

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria themelore publike Gostivar parashtroi Propozim për nxjerrje të urdhërit për dënim kundër gostivarasit për veprën penale- Transmetim të sëmundjes ngjitëse nga neni 205 paragraf 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal.

I akuzuari nuk ka vepruar sipas rregullores dhe është nxjerrë vendim nga organi kompetent për ndalje të sëmundjeve ngjitëse tek kafshët të cilat munden të transmetohen tek njerëzit. Gjatë kontrollit të kryer në vendin e tij për mbajtjen e kafshëve në fshatin Ribnicë të Gostivarit, persona zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti për mjekësi veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës tek delet dhe dhitë.”, qëndron në njoftimin nga prokuroria.

Prokurori publik kompetent i Gjykatës themelore Gostivar i propozoi të akuzuarit të përcaktojë dënim gjobë në të holla nga 100 gjoba ditore. ​

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!