Maqedoni
Maskat u hoqën zyrtarisht, Qeveria i miratoi masat e reja antikovid

Pasi Shtabi i Përgjithshëm Koordinues i Krizave (GCCS) miratoi konkluzionet e Komisionit për Sëmundjet Infektive në mëngjes, Qeveria në seancat e rregullta të sotme miratoi masa të reja antikovid që ndër të tjera heqin mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura. Këtë informacion e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve, Artan Grubi.
Me vendimet e reja të qeverisë shfuqizohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura me përjashtim të qendrave shëndetësore, farmacive, transportit publik (autobus, tren, avion, taksi), institucione për kujdesin e të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta; nxënësit e shkollave të mesme të ndjekin mësimet me prezencë fizike pa pasur nevojë të mbajnë maska mbrojtëse.
Gjithashtu, hiqet ndalesa për organizimin e ekskursioneve dhe mësimeve në natyrë në shkollat fillore dhe të mesme dhe lejohet puna me prezencë fizike të komisioneve mjekësore për përcaktimin e pagesës së për aftësi të kufizuar dhe komisioneve për përcaktimin e të drejtës për ndihmë dhe përkujdesje nga personi tjetër.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij