Na ndiqni në:

Gostivari

Një mashtrues u ka marrë para gostivaresve për t’ua hequr magjinë e zezë

Botuar

  • македонски јазик

Zyrtarë policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit mbrëmë (5 dhjetor) rreth orës 22:40, nën dyshimin për mashtrim, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin R.L. nga Koçani, njoftoi SPB.

Personi nga Koçani duke u paraqitur si prift ka mashtruar një 29-vjeçare, banore të një fshati të Gostivarit dhe nënën e saj, nga e cila ka përfituar dobi materiale. Ai u tha nënës dhe vajzës se për paratë do të hiqte magjinë e zezë të hedhur.

R.L. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse, njofton policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена