Na ndiqni në:

Gostivari

“Metaforë e lirisë” e Rexhepit- inspirim Keji(shëtitorja rreth Vardarit) në Gostivar të bëhet kënd artistik

Botuar

  • македонски јазик

Shëtitorja përreth Vardarit në Gostivar prej para pak kohësh është zbukuruar me skulpturë monumentale, vepër e  artistit gostivaras Xhezair Rexhepi. Skulptura është e quajtur “Metaforë e lirisë”, kurse ideja e autorit është t’i nxisë dhe motivojë artistët e tjerë të krijojnë vepra artistike për hapësirë të hapur, me çka do të krijohet ambient më i ngrohtë dhe ngritje e nivelit kulturor.

Projekti është i realizuar me mbështetje të Ministrisë së kulturës dhe komunës së Gostivarit. Skulptura ishte e promovuar sot zyrtarisht dhe e dorëzuar komunës.

“Jam nisur nga fakti se Gostivari ka shumë artistë, por nuk ka shumë vepra arti në të hapur. Ideja u realizua falë mbështetjes që mora nga Ministria e Kulturës dhe Komunës së Gostivarit dhe sot erdhi dita e promovimit zyrtar të skulpturës. Besoj se në këtë mënyrë po fisnikërohet hapësira dhe shpresoj që të frymëzohen edhe artistët e tjerë që Keji i Vardarit të kthehet në një kënd arti”, tha Rexhepi.

Në këtë ngjarje morën pjesë kolegë artistë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe miq. Mes tyre janë dekani i Akademisë së Arteve të Bukura në Tetovë, Nafi Jashari dhe kryetari i Këshillit të Gostivarit, Valbon Limani.

“Për të pasur një ambient sa më të bukur në qytet, le të jetë ky motiv që edhe artistët e tjerë të bëjnë projekte të ngjashme”, porositi Limani.

Xhezair Rexhepi u lind në vitin 1983 në fshatin Tanuse të Rekës së Epërme. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Tetovë, dhe punon në Qendrën Konservatore në Gostivar. Ai ka pasur disa ekspozita vetjake, si dhe është aktiv me pjesëmarrje në koloni të artit vendas dhe ndërkombëtarë dhe ngjarje të artit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена