Na ndiqni në:

Maqedoni

Nuk do të ketë rekomandim për masa të reja, duhet të respektohen masat aktuale- deklaroi Filipçe

Botuar

  • македонски јазик

Tash për tash nuk do të ketë rekomandim për masa restriktive të reja, absolutisht konsiderojmë se këto janë krejtësisht të mjaftueshme me atë që duhet të respektohen, deklaroi sot ministri për shëndetësi Venko Filipçe.

Mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe vaksinimi, drejtoi Filipçe, janë principet bazë në të cilat bazohen të gjitha masat në betejën me pandeminë.

– Ne mundemi të kontrollojmë, por asnjë shtet nuk mund të kontrollojë gjithçka. Prandaj është vetëdija dhe ndërgjegja e qytetarëve shumë e rëndësishme. Këtu është shteti me institucionet e veta të kontrollojë atje ku mundet, por absolutisht qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, deklaroi Filipçe.

Masat, drejoi Filipçe, janë të njëjta si dhe në gjithë vendet e zhvilluara dhe theksoi se dalja nga kriza është vaksinimi i popullatës.

– Mbesim tash për tash me masat e njëjta dhe apelojmë të gjithë t’u mirëmbahen. Vijnë festa familjare dhe apelojmë qytetarët edhe këtë vitë si vitet e kaluara, nëse munden të mos i organizojnë ose t’i organizojnë me rreth më të ngushtë familjar. Megjithatë tubime të tilla më të mëdha ku nuk respektohen masat janë rrezik për gjendjen epidemiologjike të përkeqësohet, deklaroi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas Forumit për shënimin e Ditës botërore të diabetit.

Filipçe, gjithashtu, drejtoi se është zvogëluar përqindja e njerëzve që hospitalizohen nga numri i përgjithshëm të të diagnostikuarve të rinj, e krahasuar me valët e mëparshme kur ajo përqindje ishte rreth dhjetë, e tash është diku mes pesë dhe gjashtë përqind.

– Virusi është shumë i paparashikueshëm  dhe të ketë lloj i ri, kjo domethënë se do të ketë disa karakteristika të reja. Prandaj, për atë që bëhet në rajon dhe si janë efektet nga kjo do të diskutojmë javën e ardhshme. Absolutisht nëse ka ndonjë masë e cila neve do të na ndihmojë, ne atë do t’a bëjmë, deklaroi Filipçe.

Qytetarët, theksoi Filipçe, duhet të dijnë se me vetëdijen, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë d tyre kontribuojnë shumë, paraprakisht për shëndetin e tyre, e pastaj edhe për sistemin shëndetësor.

– E dini, tash sistemi shëndetësor është i mbingarkuar, në pjesën e kovid qendrave, nga pacientët e pa vaksinuar. Pacientët e vaksinuar, kanë dukshëm formë më të lehtë klinike dhe nëse vazhdon ai trend, prapë spitalet do të jenë të mbingarkuara siç janë tash në Sërbi, Kroaci, Bullgari dhe Greqi. Apeloj qytetarët të vaksinohen, ka mjaftueshëm vaksina, pikat punojnë. Ajo është dalja nga kriza, deklaroi Filipçe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!