Na ndiqni në:

Gostivari

Policia në Gostivar nikoqir i nxënësve të klasës së nëntë

Botuar

  • македонски јазик

Nxënësit e klasës së nëntë nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Gostivar së bashku me arsimtarët e tyre sot kanë vizituar Stacionin Policor. Ata patën rastin të njihen me funksionimin dhe rolin e rojtarëve të rendit dhe qetësisë publike në territorin e Gostivarit.

Mysafirët u pritën nga drejtuesit e stacionit të cilët u dhanë mundësinë të shfletojnë shërbimet e ndryshme dhe organizuan një demonstrim të pajisjeve dhe mjeteve që punonjësit e policisë përdorin për të kryer detyrat: radarë që matin shpejtësinë e automjeteve, pajisje për inspektim në vendin e ngjarjes dhe të ngjashme.

“Kjo vizitë është me qëllim që fëmijët të njihen me punën e policisë, kompetencat që ka, mënyrat se si mund t’i ndihmojë qytetarët, pastaj si dhe ku raportohet ndonjë problem e të ngjashme. Fëmijët janë të emocionuar që kanë mundësinë të informohen nga afër dhe të kontrollojnë pajisjet, hapësirat, automjetet”, tha Aleksandra Manojloska, mësuese në shkollën fillore “Goce Dellçev”.

Vizita e sotme në Stacionin Policor të Gostivarit është pjesë e aktiviteteve për afirmimin dhe аvancimin e gatishnërisë së policisë ndaj qytetarëve, forcimin e besimit të ndërsjellë dhe zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm me qytetarët, veçanërisht me të rinjtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!