Na ndiqni në:

Maqedoni

Me 340 të sapo infektuarit e sotëm, është tejkaluar numri prej 300.000 të diagnostikuarve me KOVID në vend

Botuar

  • македонски јазик

340 raste të reja me KOVID-19 nga 2557 analiza të kryera janë regjistruar në 24 orët e fundit. Dy persona kanë vdekur ditën e kaluar, ndërsa përmes Regjistrit të të Vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, janë paraqitur për të vdekur edhe nëntë persona të tjerë. Janë regjistruar 526 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Nga 340 të sapodiagnostikuarit, 198 janë në Shkup, Veles – 21, Kumanovë – 17, Prilep – 16, Manastir – 14, Kavadar – 13, Tetovë – 10, Gostivar dhe Resnjë nga tetë, Gjevgjeli – shtatë, Kërçovë dhe Radovish nga pesë, Koçani – tre, Negotino, Berovë dhe Bogdanci nga dy, Ohri, Shtipi, Struga, Kriva Pallanka, Dibra, Vallandova, Kratova, Demir Hisar dhe Demir Kapi kanë nga një të ri të infektuar. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (340), 56 janë reinfeksion.

Analizat epidemiologjike të rasteve totale dhe rasteve aktive sipas qyteteve:

Shkup 140 127, Aktiv 1291

Kumanovë 16 319, Aktiv 106

Manastir 14 366, Aktiv 113

Prilep 13 689, Aktiv 122

Tetovë 13 353, Aktiv 73

Kavadar 10 215, Aktiv 85

Veles 9528, Aktiv 96

Gostivar 9467, Aktiv 31

Ohër 8542, Aktiv 33

Shtip 7920, Aktiv 22

Strumicë 7915, Aktiv 14

Kërçovë 5455, Aktiv 38

Koçani 4985, Aktiv 12

Strugë 4656, Aktiv 20

Gjevgjeli 4288, Aktiv 33

Negotinë 3622, Aktiv 20

Resnjë 2618, Aktiv 40

Sveti Nikole 2605, Aktiv 5

Radovish 2484, Aktiv 12

Kriva Pallankë 2382, Aktiv 14

Dellçevë 1900, Aktiv 0

Dibër 1648, Aktiv 13

Berovë 1630, Aktiv 6

Valandovë 1460, Aktiv 4

Vinicë 1350, Aktiv 5

Probishtip 1259, Aktiv 4

Bogdanci 1004, Aktiv 5

Kratovë 942, Aktiv 9

Krushevë 908, Aktiv 2

Demir Hisar 815, Aktiv 9

Makedonski Brod 731, Aktiv 3

Demir Kapija 581, Aktiv 4

Makedonska Kamenica 521, Aktiv 3

Pehçevë 482, Aktiv 1

Dojran 339, Aktiv 0

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arriti në 300.106 nga 1.910.601 analiza të kryera. Në total janë shëruar 288.761 pacientë, kanë vdekur 9.097 dhe janë 2.248 raste aktive në vend.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена