Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Botuar

  • македонски јазик

Bashkimi demokratik për integrim e përmbylli fushatën parazgjedhore në Zgjedhjet lokale sonte në tubimin qendror në Gostivar, i cili u mbajt në sallën sportive. Në drejtimin e tij, kandidati për kryetar i BDI-së, Nevzat Bejta duke kërkuar besimin e votuesve të dielën tha se Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët nuk kanë përmbushur asgjë nga premtimet që i kanë dhënë dhe se është koha Gostivari të kthehet në rrugën e duhur.

“Jam i bindur se BDI do të ketë fitore në të gjitha komunat, pasi që BDI me liderin Ahmeti, me Forumet e të rinjve dhe të grave, bëra gjëra të mëdha për të gjithë qytetarët. Në Gostivar, Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët nuk bënë asgjë në katër vitet e kaluara prej asaj që premtonin. Mbeti i pazgjidhur problemi me Rusino, me qentë endacak, me kazinot të cilat jo vetëm që nuk janë të hequra nga qendra e qytetit, por janë më shumë në numër. Administrata e komunës nuk është e qytetarëve, po është administratë e Aleancës. Taravari shumë herë tha se është i lodhur dhe se nuk ka vullnet për t’u kandiduar përsëri, por ja e bën atë për shkak të partisë së tij. Unë nuk kandidohem për karrierë, por për qytetarët, për të gjithë në Gostivar, pasi që ne jemi si një familje e madhe. Kur shkoj të bisedojë me njerëzit, nuk shoh a janë të BDI-së, Aleancës, VMRO, LSDM, nuk bëj dallim dhe do të jem kryetar i të gjithëve. Në Gostivar ka nevojë që të punohet shumë. Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur.”, theksoi Bejta.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin në Gostivar kërkoi mbështetje të pa rezervë në zgjedhje, pasi, siç tha kanë agjendë europiane e cila e mirëmban jetën. ” Erdha këtu të apeloj deri te çdo qytetar i Gostivarit, t’a jap votën për BDI-në dhe Nevzat Bejtën, pasi që e di që është njeri punëtor dhe i fjalës”, tha Ahmeti.

Në tubimin ishin të prezantuar edhe kandidatët për këshilltarë nga lista e BDI-së, kurse një pjesë kishin edhe drejtimet e tyre. Para të pranishmëve foli edhe kryetari i degës së partisë, Bashkim Hasani.

“Hajdeni së bashku, pa ndarje në komb dhe fe, të zgjedhim një njeri të ndershëm në krye të komunës, i cili me vepra tregoi se mund të punojë për komunën tonë për zgjidhje të problemeve të qytetarëve”, theksoi Hasani.

 

Nga foltorja në Gostivar u drejtuan edhe Talat Xhaferi dhe Artan Grubi.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!