fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Banorë të Gostivarit dhe Vrapçishtit transportonin migrantë nga Pakistani

Botuar

  • македонски јазик

MPB njofton se dje (16 shkurt) në ora 18.40, në rrugën rajonale R1103 te nyja Demir Kapi, një 44 vjeçar nga Gostivari është arrestuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “BMW”, me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, janë zbuluar katër migrantë ilegal nga Pakistani.

Në ora 20.10 në vendin e quajtur Ostrovë afër Negotinës janë gjetur edhe pesë migrantë të paligjshëm nga Pakistani, të cilët paraprakisht ishin transportuar me veturë “BMW”, ndërsa është arrestuar një 28 vjeçar nga Vrapçishti. Dy personat janë ndaluar në komisariat dhe në një bisedë zyrtare kanë pranuar se të dy kanë marrë pjesë në pritjen dhe transportimin e migrantëve ilegal, njofton MPB.

Në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike për QKK , kundër personave gjatë ditës së sotme do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni. 418-b paragrafit 2 dhe do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Shkup, ndërsa personat-migrantë ilegalë janë dorëzuar në qendrën pranuese-transitore.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена