Na ndiqni në:

Gostivari

7 raste pozitive të koronës të konfirmuara në Gostivar, në vend 435

Botuar

  • македонски јазик

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 435 raste të reja me KOVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 5135, ndërsa janë shëruar 534 dhe kanë vdekur gjashtë persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë bërë 6.651 testime dhe janë regjistruar 435 raste të reja me KOVID-19, si vijon: Shkup – 214, Manastir – 36, Ohër – 25, Prilep – 21, Kavadari – 17, Kumanova – 16, Strumicë – 12, Gjevgjelia dhe Resnja – nga 11, Kërçova dhe Negotina – nga 9, Gostivari, Velesi dhe Shtipi – nga 7, Tetova – 6, Struga dhe Radovishi – nga 5, Koçani – 4, Vallandova, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 3, Sveti Nikole, Dellçeva, Probishtip dhe Dojran – nga një.

Janë regjistruar 534 të shëruar, nga: Shkupi – 233, Manastiri – 51, Prilepi -32, Velesi – 29, Kavadari – 21, Ohri dhe Tetova –  nga 20, Gjevgjelia – 14, Kumanovë dhe Strumicë – nga 12, Kërçovë – 10, Demir Hisar – 9, Koçani – 8, Shtip – 7, Bogdanci dhe Makedonska Kamenica – nga 6, Negotinë, Vallandovë dhe Sveti Nikole – nga 5, Struga, Radovishi dhe Vinica – nga 4, Gostivari, Probishtip, Kriva Pallankë dhe Krusheva – nga 3, Resnja – 2, Dellçeva, Dojrani dhe Demir Kapija – nga një.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë persona të vdekur: 2 të vdekur nga Shkupi (60 dhe 91vjet), dhe një i vdekur nga Kërçova (76), Manastiri (69), Makedonski Brod (44) dhe Dibra (80). Nga të raportuarit, të gjithë vdiqën në spital. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, janë raportuar tre persona të vdekur, 2 nga Shkupi (47 dhe 67) dhe një nga Kërçova (87). Nga personat e raportuar, 2 prej tyre kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe një person në spital.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена