Na ndiqni në:

Një ditë me..

NJË DITË ME: Gordana Strasheska, profesoreshë e gjuhës maqedone

Botuar

  • македонски јазик

“Çdo moment të lirë ia kushton familjes dhe vetes”

Cilat janë ritualet e juaja të mëngjesit dhe shprehitë? 

Ritual më të rëndësishëm mëngjesor, që u shndërrua në shprehi është kafja me një gotë lëng frutash. Praktikoj t’a pi në mëngjes, para daljes, si mundësi që edhe njëherë ti ndaj obligimet për atë ditë.

Si rrjedh një ditë e juaj e punës? 

Si profesor në shkollë të mesme, nuk kam orar fiks të punës. Mbaj mësim të rregullt në dy ndërrime, plotësuese, shtesë dhe aktivitete të lira, në varësi nga nevoja e nxënësve, ndërsa në orët e punës hyjnë edhe përgaditje të orës kualitative. Online mësimi, që e praktikojmë periudhën e kaluar, na solli intensitet të ri të punës, mënyrë të re të interakcionit me nxënësit. Përndryshe, në kushte normale, ditën e punës e kam më dinamike dhe të mbushur me komunikim më të madh, pasi përskaj mësimit të rregullt praktikoj edhe përgatitjen e ngjarjeve të ndryshme pjesëmarrje në projekte, gara, seminare, gjithçka në interes të mësimit më të mirë dhe më kualitativ.

Çka paraqet për ju puna me fëmijë?

-E punoj punën më mirënjohëse dhe më të përgjegjshme, në të cilën me kënaqësi investoj maksimalisht. Për fat të keq, pandemia na ndau prej bankave shkollore dhe haresë fëmijërore, që më mungon tepër. Shpresoj se nga shtatori, do të kthehemi në “parajsën” tonë, shkollën, për të vazhduar me edukimin e gjeneratave të ardhshme. Fëmijët – nxënësit janë krijesat më të ndershme dhe më të pastra, të cilët ne duhet t’i përgatisim të ballafaqohen me jetën e ashpër. Jam e lumtur që jam pjesë e këtij misioni. Dhe nëse do të kisha përsëri mundësi të zgjedh, do t’a zgjedhja të njëjtin profesion.

Cilat momente të fëmijërisë ju kanë mbetur në kujtesë si më lumturat?

Mund të lavdërohen me një fëmijë të relaksuar dhe të lumtur. Gjithë periudha e rritjes më kalonte me mbështetje të pakushtëzuar dhe dashuri nga prindërit e mi dhe motrës sime më të madhe. Megjithatë vitet e shkollës së mesme më janë memorizuar si më pozitivet, për shkak të miqësive të vërteta, partit e bukura, daljet. Jam shum e lumtur që shumë nga ato miqësi i ushqej edhe në ditët e sodit.

Në fakt, ne rriteshim në një kohë më të ndryshme, kohë në të cilën ekzistonin vlera të vërteta, të cilat për fat të keq sot margjinalizohen.

Me çfarë aktivitete e plotësoni kohën e lirë? 

Koha e lirë është dhurata më e çmueshme e cila duhet të shfrytëzohet në mënyrë racionale. Pasi jetojmë në një kohë dinamike, stresuese dhe të mbingarkuar me obligime, këto çaste relaksuese dua t’ia kushtoj vetes dhe më të afërmve të mi. Kjo nënkupton biseda kualitative, shumë qeshje, shëtitje, dhe takime me persona të dashur. Megjithatë, takimet familjare janë koha e lirë e kaluar në mënyrë të çmueshme.

Pa cilat tre sende nuk dilni nga shtëpia?

Asnjëherë nuk lidhem për sendet. Ajo që është më kryesorja për mua, kur dal të kem qëllim dhe mendim pozitiv.

Këtë verë do të donit të udhëtoni në… 

Çdoherë jam e përgatitur për udhëtim dhe çdo destinacion për mua është sfidë. Preferoj të vizitoj shtete të ndryshme, kultura të ndryshme, edhe pse kjo pandemi më mësoi se edhe në Maqedoni ka vende shumë të bukura. Megjithatë, vera më asocon në ujë deti dhe kaltërsi e pafund, në të cilën ndjehem më së miri. Shpresoj që këtë verë, do të relaksohemi familjarisht në ndonjë plazh përreth detit.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!